10korrik 2015– Fundjava parashikohet me fluks të madh automjetesh, kryesisht me udhëtarë që shkojnë në bregdet. Për këtë arsye, policia njofton se duhet të gjendet një zgjidhje për të mos u bllokuar në trafik. Sipas saj, segmenti rrugoret rrugore me fluks të madh lëvizje është autostrada Tiranë – Vorë – Durrës, nga ora 07:00 deri në orën 10:00, dhe pasdite nga ora 19:00 – 22:00. “Për të shmangur bllokimet e mundshme të trafikut, sugjerojmë drejtuesit e mjeteve për lëvizjen nga Tirana për në Durrës dhe anasjelltas të përdorin aksin rrugor Tiranë – Ndroq – Plepa”, njofton policia. Gjithashtu edhe gjatë lëvizjes në drejtim të zonave të banimit ose industriale që shtrihen në autostradën Tiranë – Vorë, të përdorin rrugët dytësore që funksionojnë në krah të kësaj autostrade.

Rregullat për shoferët:

•     ditët e festave ( orari i kufizimit nga ora 14.00 e ditës para festës deri në orën 24.00 dhe nga ora 12 e ditës së festës deri në orën 24.00 të po asaj dite)

•     ditë të tjera të veçanta , që u shtohen ditëve të festave

•     ditë të tjera që mund të paraprijnë ose të pasojnë ditët e treguara në shkronjat “a” dhe “b”

•     ngjarje apo gara sportive si dhe çdo ngjarje tjetër që mund të ndikojë në rrjedhshmërinë e qarkullimit rrugor.

Ndalohet qarkullimi për këto mjete:

•     të transportit te mallrave me peshë të përgjithshme të autorizuar mbi 7500 kg

•     me ngarkesë të pandashme , me gjatësi maksimale më të madhe se 12 m,

•     mjetet rrugore apo bujqësore që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km/h

•     mjetet bujqësore dhe teknologjike që kalojnë përmasat kufitare sipas nenit 61 të Kodit Rrugor

•     për kursantët e autoshkollave mësimore

Do të lejohen:

–      Automjetet e shoqërimit

–     Automjetet e forcave të armatosura

–     Automjetet për mirëmbajtjen e rrugëve , instalimet elektrike , mjetet e shpërndarjes së postës dhe gazeta

–     Mjetet që i përkasin radio televizionit

–     Çisternave që transportojnë ujë të pishëm

–     Mjetet që transportojnë materiale ose pajisje për përdorim në situata të jashtëzakonshme

–     Kamionë që transportojnë ushqime që prishen, si mish, fruta etj.

–     Kamionë që transportojnë shpendë dhe bagëti të gjallë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/