Policia në Himarë ka parandaluar një ngjarje të rëndë, pasi dy persona ishin përfshirë në konflikt me njëri-tjetrin.

Policia u njoftua në lidhje me sherrin dhe shkoi menjëherë në vendngjarje, duke shmangur agravimin e situatës.

Sipas njoftimit të policisë, rezulton se 72-vjeçari Jani Kreku kërcënonte dhe goditi me thikë një 57-vjeçar me iniciale V.L, në tentativë për ta vrarë. Falë ndërhyrjes së policisë, 72-vjeçari u arrestua në flagrancë.

Jani Kreku akuzohet për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.