Korçë, 6 korrik 2014 – Një vrasje e mundshme brenda familjes është shmangur nga ndërhyrja e policisë, në fshatin Monasvet të qytetit të Korçës. Në pranga ka përfunduar autori, Hysen Kazelin.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së djelës në fshatin Monasvet, ku banorët e këtij fshati kanë njoftuar policinë se Hysen Kazeli po tentonte të vrasë familjarët e tij me armë.
Policia është nisur menjëherë në vendngjarje dhe ka mbërritur në kohë për të parandaluar krimin dhe duke vendosur në pranga Hysen Kazeli, i cili në arkivat e policisë rezulton i dënuar më parë për vrasje. Në momentin e arrestimit autorit i është sekuestruar edhe arma e zjarrit, tip pushkë dhe një fitil përcjellës.
Shkaqet që e kanë shtyrë Kazelin të kërcënonte me jetë anëtarët e familjes së tij mbeten të paqarta. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





