KRUJE – Policia e Krujës parandaloi një grabitje me armë zjarri në një lokal në qytet. 

Burime nga uniformat blu bëjnë të ditur se një person i armatosur ka tentuar të hyjë brenda një lokali me qëllim grabitjen e parave.

Por policia e ka pikasur të riun teksa hynte në lokal dhe ka e ka shoqëruar atë në komisariat. 

Mësohet se autori është shtetasi Kreshnik Hasanlika nga Mali i Bardhë, i cili do të përballet me drejtësinë nën akuzën e grabitjes me armë.