Makina tip “Citroen” që u dogj gjatë natës në rrugën “Kumini” në Durrës i përket shtetases V. K. 42 vjeçe, banuese në Durrës. Policia, në njoftimin e saj paraprak shpërndarë për mediet, thotë se ngjarja është regjistruar rreth orës 02:30, ndërsa po punohet për përcaktimin e shkakut të zjarrit.
Informacioni paraprak i policisë:
Më datë 13.07.2018, rreth orës 02:30, në lagjen nr. 11 rruga “Kumini” , ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip Citruen, në pronësi të shtetases V. K. 42 vjeçe, banuese në Durrës.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivët e Policisë dhe Forcat Zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.





