Policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve në Tiranë, të cilët po marshojnë për vrasjen e Klodian Rashës.
Ndërkohë, policia ka nisur shoqërimet e para të protestuesve. Të rinjtë kanë hedhur shashka duke thirrur “Rama ik” dhe “Poshtë diktatura”.
Më herët, Policia e Shtetit të shpërndarë në zonën e ish-Bllokut kanë kontrolluar grupime të rinjsh.





