Gjirokastër, 18 qershor 2014 – Ka rinisur operacioni policor antikanabis në Lazarat. Aksioni ka startuar në mëngjes rreth orës 6:30 dhe pritet që 15 autoblinda dhe forca të shumta policore të hyjnë në fshat, me qëllim asgjesimin e lëndës narkotike në të gjithë territorin dhe për të marrë kontrollin e çdo metër katror në Lazarat. Në krye të operacionit është pikërisht numri dy i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga. Me ndërhyrjen e saj, Policia e Shtetit synon të vërë totalisht nën kontroll fshatin problematik.

Ndërkohë mësohet se efektivët e rendit po priten me breshëri nga rreth 12 persona, mes të cilëve Altin Shurdhi.  Ndërkohë që dita e djeshme ka patur një dinamike të ngjeshur ngjarjesh, ku mbi 60 mijë rrënjë kanabis dhe rreth 10 ton marijuanë u asgjesuan nga forcat e policisë përgjatë operacionit të ditës së djeshme për të marrë kontrollin e çdo metër katror në Lazarat. Ndërsa 3 persona, mes tyre një efektiv i FNSH-së u plagos.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/