Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar për vrasjen e babait të reperes Nicki Minaj. Mësohet se 64-vjeçari u përplas nga automjeti me të cilin udhëtonte shtetasi Charles Polevich.
Të premten e kaluar, Robert Maraj po ecte në rrugë në Mineola, në Long Island të shtetit të Nju Jorkut kur u godit nga një makinë, drejtuesi i së cilës u largua nga vendi i ngjarjes.
Për shkak të dëmtimeve të mëdha të marra në trup nga ky aksident, ai ndërroi jetë në spital pas 24 orësh.
Autori i dyshuar i kësaj ngjarje, Polevich, po përballet me akuzat e policisë për largimin nga vendi i aksidentit dhe për fshehjen e provave.





