Policia e kryeqytetit ka arrestuar një biznesmen të shpallur në kërkim dhe dënuar me vendim të gjykatës së Tiranës për mashtrim.

Fjala është për 69-vjeçarin Xhelal Hoxha, i dënuar me 11 vite e 8 muaj burgim për mashtrim.

Xhelal Hoxhi ka marrë në vitin 2006 një borxh prej 50 mijë eurosh të cilin nuk e ktheu kurrë. 69-vjeçari kishte lënë si garanci 5 apartamente në një pallat që po ndërtontë në atë kohë, në zonën e Golemit.

Fatmirësisht huadhënësi i 50 mijë eurove kishte verifikuar nga punonjësit e Hipotekës, se biznesmeni 69-vjeçar nuk kishte asnjë objekt, nga ato që kishte paraqitur si garanci për kthimin e parave.

Shtetasi me inicialet Sh.M pas dyshimeve se ishte mashtruar i ka kërkuar paratë që ndërtuesi i kishte borxh, por pavarësisht kërkesave, Xhelal Hoxha nuk ka pranuar t’i kthejë paratë. Sipas dëshmisë së kallëzuesit në gjykim, pas kallëzimit i pandehuri i ka dhënë dy apartamente në Durrës dhe e konsideron si të shlyer borxhin.

Njoftimi i policisë

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale të "Mashtrimit".

Më datë 04.09.2017 seksioni i kërkimit pranë Sektorit të Forcës së Posaçme dhe Operacioneve speciale në D.V.P. Tiranë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

– Xh. H, 69 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi është bërë i mundur pasi ky shtetas ka qënë i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë me 11 vite e 8 muaj burg për veprën penale të "Mashtrimit", parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.