Një ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në fshatin Lolaj, Peqin.

Një 51-vjeçar ka goditur me gur bashkëfshatarin e tij pas një konflikti për motive të dobëta, i cili  si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Njoftimi i policisë:

Peqin

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, arrestuan në flagrancë shtetasin:

S.Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 10.09.2020, rreth orës 23:30 , në fshatin Lolaj, Peqin, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta shtetasi S.Ç ka goditur me mjet të fortë ( gurë), shtetasin Sh.H., 64 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin, i cili  si pasojë e plagëve të marra  ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprën penale,  “Vrasje me dashje”.