Një i arrestuar në mes të ndeshjes. Është pikërisht ajo që ka ndodhur në Brazil, futbollistit Marlon Natanael de Lima Alexandre, sulmuesit 21-vjeçar të skuadrës së Sapucainese, ekip që militon në divizionin e dytë të kampionatit të shtetit të Rio Grande do Sul. Futbollisti ishte shpallur në kërkim nga policia për rrëmbim personi dhe pengmarrje, duke fshehur shpesh herë gjurmët e tij.

Atëherë ja zgjidhja. Arrestimi ka ndodhur në mes të fushës së lojës. Pikërisht kështu, teksa ai asistonte ekipin e tij nga pankina e rezervave, policia e ka rrethuar, izoluar e më pas prangosur në sy të të gjithë shokëve të ekipit. Për të arritur ta kapë, policia ka shfrytëzuar edhe bashkëpunimin thelbësor nga ana e vetë klubit të futbollistit, ku Marlon ishte federuar. Në ngarkim të futbollistit ishin edhe 4 mandate të tjera arresti, ndaj të cilave kishte mundur gjithmonë të shpëtonte, me policinë që kurrë nuk arrinte të gjente adresën e 21-vjeçarit. Për këtë u vlerësua e domosdoshme ndërhyrja në fushë. Marlon, që në të kaluarën është arrestuar edhe për vjedhje makinash, përballë gazetarëve ka mohuar të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj tij.