Policia britanike ka publikuar fotografi të eksplozivëve fals të terroristëve të Londrës, që sulmuan me thika qytetarët duke lënë të vdekur 8 persona.

Terroristët kishin breza eksplozivi fals me të cilat kërcënonin se do të hidhnin në erë. Autoritetet britanike dyshojnë se plani i tyre ishte të merrnin peng disa persona dhe më pas të kërcënonin përmes eksplozivëve të rremë.

Khuram Butt, Rachid Redouane dhe Youssef Zaghba u vranë nga policia, pasi sulmuan qytetarët me thika në rrugë.

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për këtë sulm. Disa ditë para ngjarjes makabre, ata ishin filmuar së bashku nga një kamera sigurie në rrugë duke biseduar dhe qeshur me njëri-tjetrin. Ka të ngjarë që në atë moment terroristët të kenë planifikuar sulmin.