Për fat të mirë nuk ka ndodhur në Shqipëri, pasi rastet kur janë kapur çifte duke bërë seks janë shumë të pakta. Por, nuk mund të themi të njëjtën gjë për në Florida. Policia e Floridas ka publikuar fotot e çifteve që janë kapur duke bërë seks në publik.

Arsyeja pse policia ka vepruar në këtë mënyrë ka të bëjë me mësimin që i është dhënë këtyre çifteve që të mos e përsërisin më në sy të të gjithë njerëzve, por të përmbajnë epshin dhe hormonet e tyre për në ambiente private.

"Le të shërbejnë këto foto si mësim për të gjithë ata të sëmurë që vendosin që epshin e tyre ta shfaqin rrugëve. Kemi edhe fëmijë që kalojnë në rrugë, nuk duam që këto çifte të jenë shembulli që duhet ndjekur", ka thënë oficeri i Policisë së Floridas.