Një 41-vjeçar është ndaluar nga policia në Tiranë pasi në zonën te Rruga e Elbasanit ka shfaqur shenja të agresivitetit dhe çrregullime në sjellje.

Në pamjet që policia ka publikuar, shihet që ai bllokon qarkullimin e makinave, ndërsa konfliktohet edhe me persona të tjerë.

Gjithashtu, ky person gjatë neutralizimit, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë. Pas ndalimit, 41-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin e huaj E. T., 41 vjeç.

Ky shtetas ditën e sotme, në Rrugën e Elbasanit, ka shfaqur shenja agresiviteti dhe ç’rregullime në sjellje, dhe ka bllokuar lëvizjen e automjeteve. Gjithashtu, gjatë neutralizimit, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

41-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juriduksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.