Një video e publikuar së fundmi, tregon se si dy policë nga Bruklin, Nju Jork qëlluan 15 herë në drejtim të një minoreni që po ndiqnin.
Keston Çarls u qëllua 15 herë nga Policia edhe pse ishte ulur në gjunjë për t’u dorëzuar. Ai I kishte vjedhur pistoletën një shoku dhe prandaj po ndiqej nga policia. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2013 dhe fatmirësisht Çarlsi mbijetoi.
Ai tashmë ka paditur Policinë për ngjarjen në fjalë. Pas tri vitesh, në gjyq u paraqit prova e kamerave të sigurisë gjatë arrestimit të Çarlsit.
Gjykata pritet të shprehet lidhur me faktin nëse policët kanë përdorur më shumë se ç’duhet autoritetin që u jep ligji.





