Policia e Durrësit ka reaguar në mesnatë lidhur me ngjarjen e rëndë në Durrës, ku gjet i masakruar dhe i pajetë në banesën e tij një i moshuar.
Pas këqyrjes paraprake të trupit të 82-vjeçarit Paulin Gina dhe nga hetimet paraprake dyshohet se 82-vjeçari është goditur me mjet prerës (thikë) dhe për pasojë ka humbur jetën.
Ngjarja ndodhi në orën 18:50 të së hënës në lagjen nr.16.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 18:50, në lagjen nr. 16, Durrës, është gjetur në banesën e tij pa shenja jete shtetasi Paulin Gina, 82 vjeç.
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe eksperti mjeko ligjor.
Pas këqyrjes paraprake të trupit të 82-vjeçarit dhe nga hetimet paraprake dyshohet se 82-vjeçari është goditur me mjet prerës (thikë) dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe arrestimin e autorit/ve.
Lexoni edhe: