Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht për incidentin që ndodhi në një pishinë private në periferi të kryeqytetit, ku 7 fëmijë u rrëzuan dhe pësuan lëndime.

Policia sqaron se fëmijët e moshës nga 14-16 vjeç kanë qenë në rradhë duke pritur tek dërrasa e trampolinës së pishinës.

Në këtë moment, dërrasa u thye duke bërë që fëmijët të rrëzoheshin mbi njëri-tjetrin. Policia saktëson gjithashtu se të miturit nuk kanë qenë të organizuar nga shkolla apo ndonjë tjetër aktivitet. Të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.