Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaroi se opozita nuk tërhiqen nga kërkesa e tyre, për të protestuar para Kryeministrisë, ndonëse kërkesa për leje është refuzuar nga policia.
Sipas kësaj të fundit, me protestën e opozitës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit cënohet siguria e samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë.
“Do e bëjmë atje ku e kemi kërkuar, para Kryeministrisë. Nuk po ecim pas fijes së Ramës. Përderisa e kemi përcaktuar vendin, s’duhet të hynte fare në debatin e vendit apo refuzimin e vendit. Informacion kam logjikën time politike.
Sjellja e opozitës është fakti kryesor përgjatë organizimit të tubimeve, që nuk kanë qenë agresive, por qytetare.
Nëse qëndron refuzimi, ne do të vazhdojmë do bëjmë protestën para Kryeministrisë, Paralajmëron apo jo konfrontime, varet nga sjellja e policisë. Jemi në të drejtën tonë europiane për të vijuar protestën.”, tha Boçi.