Policia e Tiranës ka rinisur kërkimet për gjetjen e të riut, i cili rezulton i zhdukur prej ditës së djeshme në “Shpellën e Pëllumbasit”.
I riu rezulton i zhdukur prej ditës së djeshme dhe ende nuk dihet nëse është gjallë apo jo.
Xhorxho Seferi, besohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit në kanion. 20-vjeçari përfundoi në kanion rreth orës 12:15 minuta të mesditës së të shtunës, bashkë me 21-vjeçarin Fabio Dukagjini, i cili fatmirësisht u nxor prej andej pa pasoja për jetën.
Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses po punojnë për gjetjen e të riut. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15 të ditës së shtunë. Kërkimet vijuan deri në mbrëmjen e së shtunës për Xhorxho Seferin. Ky i fundit mendohet se mund të jetë marrë nga rrjedha e lumit dhe mund të ketë humbur ndjenjat.
Ndërkohë, janë marrë deklarimet në Polici të dëshmitarëve në vendngjarje, si edhe të personit që i shoqëronte nga agjencia turistike.





