Te versioni më fundit të aplikacionit Komisariati Dixhital, i cili vjen në formë bashkëkohore dhe praktike për të gjithë, çdo përdorues mund të informohet në kohë reale për njoftimet dhe veprimtarinë e strukturave të Ministrisë së Brendshme.

Të gjithë ata që e kanë patur versionin e vjetër kanë marrë në mënyrë automatike versionin e ri, ndërsa për ata që duan ta kenë Komisariatin Dixhital në celularin e tyre mund ta gjejnë lehtësisht dhe ta shkarkojnë atë falas në App Store për përdoruesit e Apple dhe në Play Store për përdoruesit e Android.

Pak javë më parë, App #KomisariatiDixhital iu shtuan në menu, disa rubrika të detajuara për denoncimin e krimeve mjedisore dhe dhunës në familje.