Azgan Mernica, 23-vjeçari që vrau policin është rrethuar në zonën e Apollonisë nga efektivët, të cilët po presin të bjerë nata që të ndërhyjnë, pasi është i armatosur, teksa është sekuestruar makina e tij.

Sipas infomacioneve paraprake, kërkimet janë përqëndruar në zonën e Apollonisë, ku dyshohet se autori është fshehur bashkë me armën.

Rreth orës 13:00 të ditës së sotme, Azgan Mernica vrau me plumb në kokë efektivin e “Shqiponjave” Nevrus Cenalia, 28 vjeç.

Autori Azgan Mernica u arratis menjëherë pas krimit të rëndë, ndërsa policia ka gjetur dhe sekuestruar makinën e autorit.

Nga informacionet e para, policia po heton në disa pista, por mendohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes autorit dhe viktimës, Nevrus Cenalia.

Dyshohet se sherri ka nisur për kalimin e një rruge të ngushtë në fshatin Baltëz, ku jetonte viktima, ndërsa autori i cili jetonte në fshatin pranë, Sulaj, kalonte shpesh.