5korrik 2015 – Forca të shumta policie kanë rrethuar prej mbrëmjes së djeshme fshatin Grudë, në Shkodër, ku mendohet se mund të jetë fshehur autori i vrasjes së turistëve çekë. Sokol Fran Macaj, 20 vjeç prej 1 muaji kishte lënë burgun për akuzën e vrasjes në bashkëpunim të një fëmije. Ai mendohet se ka hyrë pasagjer në makinën e turistëve çekë. Nga të dhënat e hetimit, 20-vjeçari ka pasur si qëllim grabitjen e makinës së çiftit të turistëve, një fuoristradë, tip “Nissan”.
Autori ka lëvizur për disa kilometra me Michael-in dhe Anën, derisa poshtë fshatit Prekal i ka qëlluar për vdekje ata.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





