Policia e Tiranës rrit masat e sigurisë për garantimin e rendit publik dhe qetësisë me rastin e festave të fundvitit. 

Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, në zbatim të përgjegjësive ligjore, kanë planifikuar dhe marrë masa për parandalimin e ngjarjeve kriminale apo ngjarjeve që cënojnë rendin e qetësisë publike. 

“Policia e Tiranës, ka planifikuar masa dhe do të ushtrojë kontrolle të plota ndaj të gjithëve drejtuesve të mjeteve, të cilët nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, ecin me shpejtësi tej normave të lejuara apo drejtojnë automjetin nën efektin e pijeve alkolike”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Parandalimit, zbulimit dhe goditjes në kohë të çdo lloj tendence kriminale. 
Rritjes së sigurisë në rrugë dhe parandalimit të ngjarjeve aksidentale. 
Sigurimin e rendit dhe qetësisë në të gjithë territorin e Qarkut të Tiranës e në veçanti në Qëndrat Tregetare, Bulevardet, Sheshet kryesore si dhe në lokalet ku qytetarët do të festojnë ndrimin e viteve. 
Sigurimit të Ambasadave, Rezidencave të tyre, Objekte të Rëndësishme, duke përfshirë edhe në nënstacionet elektrike e depot e ujit. 
Bashkëpunimit me shërbimet e emergjenës si: Ambulancat, Zjarrëfiksit, etj. 
Për ndjekjen dhe zbatimin e këtyre masave me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, strukturat e Policisë dhe komisariatet në varësi të saj, kanë kaluar në shërbim të përforcuar. 

Ndërkohë, policia ajo vë në dispozicon numrat telefonik për të denocuar çdo veprim të paligjshëm apo ngjarje aksidentale në numrat telefonik pa pagesë Nr. 129 dhe Nr. 126.