Policia Rrugore përmes një njoftimi zyrtar i bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor pasi moti i keq me reshje shiu mund të shtojë rrezikun e aksidenteve.
“Mos drejtoni automjetin me shpejtësi që varion 3 deri në 3.5 herë më shumë se limiti i lejuar, në tunele apo akse rrugore kombëtare duke u kthyer në rrezik të madh për jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës!
Mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur! Alkooli mpin trurin dhe vret jetën.
Vendosni rripin e sigurimit dhe mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit!
Mos kryeni parakalime të gabuara dhe qëndroni në radhë kur ka ngadalësim të lëvizjes, për shkak të fluksit të madh përgjatë fundjavës, kryesisht në zonat bregdetare dhe ato turistike.
Përqëndrohuni në timon! Për shkak edhe të lagështirës si pasojë e motit me reshje shiu, rreziku është më i lartë për përfshirje në ngjarje rrugore.

Në të gjitha rrugët e vendit, 24/7, është prezente Policia Rrugore me makinat inteligjente, radarët automatikë, dronët, kamerat dhe alkool-testuesit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore”, thotë policia rrugore në komunikatën zyrtare.