Policia Rrugore Durrës orienton drejtuesit e mjeteve, të cilët frekuentojnë aksin rrugor Maminas – Gjiri i Lalëzit.
Nisur nga fluksi i madh i mjeteve që qarkullojnë në fundjavë në segmentin rrugor Maminas – Gjiri i Lalëzit, Policia Rrugore Durrës me qëllim sigurimin e lëvizjes së lirë dhe pa probleme në këtë aks këshillon drejtuesit e mjeteve sa më poshtë:
• gjatë orarit të pasdites të qarkullojnë në intervale kohe të ndryshme dhe jo në mënyrë të menjëhershme;
• të mos kryejnë manovra të gabuara si : parakalime, mos -respektim të normave të shpejtësisë, mos – ruajtje të distancës së sigurisë së mjeteve në lëvizje etj.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor Durrës do të ndëshkojnë çdo drejtues mjeti që shkel normat e Kodit Rrugor.





