Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 9170 gjoba gjatë javës së kaluar për shkelje të ndryshme rrugore.

Disa prej tyre janë 197 gjoba për xhama të zinj; 499 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara; 451 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit; 381 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit; 77 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; 320 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve dhe 6069 masa për qëndrim të gabuar.

Po kështu, janë arrestuar apo proceduar në gjendje të lirë 27 persona, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.

Ndërsa janë bllokuar 16 automjete për targa të huaja për verifikim, detyrime të palikujduara dhe për mungesë dokumentacioni.