Policia e Shtetit dhe ajo Rrugore e Tiranës ka vijuar edhe mbrëmë kontrollet në rrugën interurbane Tiranë-Durrës me radar për parandalimin e aksidenteve.

Sipas policisë, janë pezulluar 11 leje drejtimi dhe janë “ndaluar shoferë për shpejtësi që variojnë nga 169 km/h e deri në 222 km/h në rrugën interurbane Tiranë-Durrës dhe në prezencë të ujit në rrugë si pasojë e motit me shi, janë rrezik potencial për jetën dhe sigurinë rrugore”.

“Makinat luksoze Porsche Cayenne, Audi Q7 e Benz Evo nuk bejne perjashtim nga Radari e as nuk jane garanci per te fluturuar por per te udhetuar kendshem duke zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor. Destinacioni me dy apo tre fish shpejtesi mbi normat e lejuara e ne lageshti eshte i rrezikuar ose pothuaj i pamundur”, thekson Policia e Shtetit.