Pakujdesia që tregoi teksa kalonte rrugën, për pak mund të ishte kthyer fatale për një grua në Shkodër.

Policia Rrugore ka publikuar pamjet e aksidentit me qëllim që të t’i drejtojë një apel, si drejtuesve të automjeteve, ashtu edhe kalimtarëve për të pasur kujdes në rrugë.

  Lutemi shikoni videon, bëni kujdes kalimtarët!  Kjo ndodhi sot në Shkodër.  Mbi 50% e aksidenteve rrugore shkaktohen nga këmbësorët. Fatmirsisht kalimtarja është jashtë rrezikut për jetën”, apelon Policia Rrugore.