MURIQAN, 31 mars 2013 – 1.5 kilogramë heroinë është sekuestruar nga policia kufitare në Muriqan gjatë një kontrolli rutinë.

Lënda narkotike u bllokua në një makinë tip Audi me targa AA 501 FV, ndërsa me të udhëtonin tre persona me iniciale B.I, A.I dhe I.B, të cilët u shoqëruan në polici.

Nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet për të përcaktuar origjinën dhe destinacionin e lëndës narkotike si dhe për personin që e posedonte.

Mësohet se njëri nga të ndaluarit ka pranuar se e kishte ai në zotërim lëndën narkotike, duke thelluar kështu hetimet e policisë për trafikun e drogës.