DELVINË , 16 mars 2013- Policia e Delvinës ka zbuluar në orët e para të mëngjesit të sotëm një sasi prej 129 kilogram lëndë narkotike, kanabis sativa, e fshehur në vendin e quajtur Burimi Kurasan, në Delvinë, e vendosur në 4 çanta, që dyshohet se i përket grupit kriminal të zbuluar një ditë më parë, në malin e Sopotit.
Shefi i komisariatit të Delvinës, Xhemil Biraçi, pohoi të shtunën se “sasia e drogës dyshohet se i përket grupit kriminal të arrestuar një ditë më parë, në malin e Sopotit, ku pas një bashkëpunimi të shërbimeve të Antitrafikut, prokurorisë së Vlorës dhe uniformave blu të Delvinës, u sekuestruan 135 kg canabis sativa, u arrestuan 5 persona, ndërsa u shpall në kërkim drejtuesi i grupit kriminal, shtetasi Artur Shpëtimi.
Biraçi, sqaroi se sasia e drogës së kapur sot u gjet në një tunel, në lagjen 9 Tetori të qytetit të Delvinës, në vendin e njohur si Burimi Kurasan.





