Pasi e ndalën kufitarët serbë, Eliza Hoxha ka treguar në detaje kontrollet e policëve që ndaluan tri fotografi të saj dhe katalogun që pritej të ekspozohej në festivalin "Mirdita, Dobar Dan" në Beograd.
Hoxha ka treguar se ishin disa prej simboleve të UÇK-së, vargje të Ali Podrimjes dhe fotografi nga pavarësia e Kosovës që kishin “destabilizuar” kufitarët serbë.
"Momentin kur e kanë marrë këtë çantën me katalogë edhe e kanë hapur, dhe i kanë parë fotografitë, aty filloi tronditja. Ideja se çfarë ka në ato punime. Iu tregova se punimet janë të njëjta si ato të katalogut. Halë në sy e patën fotografinë që vjen prej protestave ku shihet afishja me UÇK", ka thënë Hoxha për KTV.