Policia serbe ka ndaluar në pikën kufitare të Merdarës zv.ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Boban Stankovic, njëkohësisht nënkryetar i Partisë Liberale të serbëve të Kosovës.
Lajmi për arrestimin konfirmohet nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në Facebook, i cili e ka quajtur këtë rast si provokim dhe qasje jonktruktive të shtetit serb ndaj Kosovës.
POSTIMI I PLOTË
Vazhdojnë provokimet dhe qasja jokonstruktive e shtetit serb ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Sot në pikën kufitare në Merdare, është ndaluar nënkryetari i Partisë Liberale të serbëve të Kosovës si dhe zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Boban Stankoviq. Ai po mbahet nga zyrtarët policorë serb pa asnjë arsye dhe në bazë të informacioneve që kemi ai po merret në pyetje nga zyrtarë të BIA-së serbe.
Ftojmë autoritetet serbe që të ndalojnë praktikat tilla të presionit ndaj qytetarëve serb, të cilët duan ta ndërtojnë jetën e tyre në Republikën e Kosovës. Kosova është shtet i gjithë qytetarëve të saj dhe ne nuk do të pranojmë që në këtë formë të frikësohen qytetarët tanë.