Lazarat, 26 qershor 2014 – Policia ka shenjuar me një stemë shtëpitë ku ka hyrë për të bërë kontroll në zonën e Lazaratit. Por kjo ka revoltuar banorët.

“Nuk doja ta trajtoja, por nuk mund të qëndroj indiferent kur në portat apo muret afër portave të banesave të bashkëfshatarëve të mi, vizatohen shenja identifikuese që vetëm policia mund t’i deshifrojë. Shenja me ngjyrë të kuqe, blu ose të gjelbër, që kryesisht janë një rreth me një vizë në mes. Ndoshta këto shenja janë orientuese për policët, por për mua janë poshtëruese, pasi na kthen në një epokë që është përjetuar në Holokaust, kur hebrenjtë shenjoheshin nga nazistët. Nuk dua të besoj që kjo është shenjë që identifikon të mirët nga të ligjtë. Megjithatë, kjo duhet të zgjidhet sa më shpejt pa vijuar ende poshtërimi ndaj nesh si komunitet”, tha për Panoramën Bledar Bejko.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/