TEPELENE, 20 shkurt 2013– Për pak mund të kthehej në tragjedi por fatmirësisht ngjarja është pikasur në kohë, duke shmangur kështu pasojat.

Bëhet fjalë për gjetjen e një predhe topi 107, me rreze shpërthimi 200 m² nga një grup fëmijësh në fshatin Dukaj të Tepelenës.

Burime nga policia bëjnë me dije se fëmijët po luanin me predhën dhe po mundoheshin t’i hiqnin djegoren.

Por fatmirësisht ata janë pikasur nga inspektori i zonës, i cili ka ndërhyrë menjëherë duke shamngur ngjarjen tragjike.

Ndërkaq po sipas bluve predha është marrë nga specialistët e armatimit, për t’iu dorëzuar më pas ushtrisë.