11 persona janë shoqëruar nga policia për prishje të rendit publik pas tentativës për të bllokuar ekskortën e kryeministrit Edi Rama. Të shoqëruarit tentuan sot të bllokonin aksin Elbasan-Tiranë.
Dhjetëra anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike dhe forcave të tjera opozitare, të cilët po përgatiteshin t’i bllokonin rrugën kryeministrit Rama, janë përplasur me policinë dhe forcat speciale të ardhura enkas nga Tirana, në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan.
Në momentin që ka kaluar eskorta e kryeministrit Rama, në drejtim të saj është qëlluar edhe me gurë, në tentativë për ta ndalur.





