Policia e Durrësit ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim drejtuesin e mjetit, i cili ditën e djeshme ka aksidentuar 74 -vjeçaren në lagjen nr.11 në Durrës.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë shpalljen në kërkim të shtetasit E. Z., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, në lagjen nr. 11, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasen A. G., 74 vjeçe dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Shtetasja A. G. ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.





