Tre durrsakë shpallen në kërkim nga policia e Korçës, e cila ka nisur për ta edhe procedimin penal.

Në njoftimin e tyre për shtyp, blutë e qytetit juglindor shkruajnë se një ditë më parë “u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë dhe punohet për kapjen e shtetasve G.K, E.K dhe G.K, vjeç 41, 24 e 26, banues në Durrës”.

Tre të shpallurit në kërkim akuzohen për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Përndjekja”, e kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë, policia nuk jep detaje më të hollësishme lidhur me ngjarjen në të cilën kanë mbetur të përfshirë tre banorët e Durrësit.