Një konflikt me armë mes një personi dhe tre vëllezërve është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë.

“Rreth orës 07:35, te rruga “Sadik Petrela”, te “Venue”, shtetasi Leonard Kaçaniku, rreth 35 vjeç, gjatë një konflikti me 3 persona, K. B., 38 vjeç, Sh. B., 34 vjeç dhe E. B., 36 vjeç, (vëllezër), ka qëlluar me armë në drejtim të tyre”, bën me dije policia.

Nga të shtënat fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, dhe ndërhyrja e menjëhershme e Policisë bëri që personi që qëlloi me armë në drejtim të tre vëllezërve, të kapej e të arrestohej në flagrancë.

35-vjeçarit iu gjet një armë tip “Beretë”, me të cilën dyshohet se ka qëlluar 2 herë në drejtim të vëllezërve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ndërkohë vijojnë hetimet.

Në cilësinë e provës materiale është gjetur një gëzhojë.