Shqiptari Antonjo Selami, 48 vjeç, është dënuar me 45 muaj burg për një nga fermat më të mëdha të kanabisit të zbuluara ndonjëherë në Skoci.
Selami, që do të deportohet pas përfundimit të dënimit, u dënua njësoj si dy shqiptarë të tjerë të përfshirë, Glendian Daci 26 vjeç dhe Aurel Xhoka 33 vjeç, të cilët u dënuan në dhjetor.
Gjykata vlerësoi se Selami ishte një punonjës në fermën e kanabisit dhe jo organizator, por theksoi se ai ishte i vetëdijshëm për përmasat e aktivitetit kriminal. Ai pranoi fajësinë dhe për këtë arsye iu ul dënimi nga pesë vjet në 45 muaj.
Policia e Skocisë tha se ky operacion ka ndikim të madh në ndërprerjen e furnizimit me drogë në vend dhe paralajmëroi se do të vijojnë të luftojnë krimin e organizuar.