Policia ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët të cilët kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Greqisë apo ata që udhëtojnë drejt Shqipërisë ditën e sotme.

Duke nisur nga ora 09:00 deri në orën 18:00 të ditës së mërkurë, në pikat e kalimit kufitar të palës greke, do të ketë vonesa dhe ndërprerje të herëpashershme të punës për shkak se po kryhen punime në sistemin e përpunimit të të dhënave dhe instalimin e sistemit të ri ‘SIS’.

Ndërkohë bëhet me dije se vetëm për shtetasit grekë dhe për shqiptarët që kanë leje qëndrimi në Greqi, nuk do të ketë pengesa për të kaluar.

“Njoftojmë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Greqisë apo anasjelltas, se nga ora 09:00 deri në orën 18:00 të datës 07.03.2023, në pikat e kalimit kufitar në palën greke, për shkak se do të krhyen punime në sistemin e përpunimit të të dhënave, me qëllim instalimin e sistemit të ri SIS, do të ketë vonesa dhe ndërprerje të herëpashershme të punës.

Nuk do të kenë pengesa për të kaluar vetëm shtetasit grekë dhe shtetasit që kanë leje qëndrimi në Greqi. Për të mos krijuar radhë, pritje të gjata dhe konfuzion në pikat e kalimit kufitar, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe të drejtuesve të automjeteve që të shmangin lëvizjet drejt pikave të kalimit kufitar me Greqinë, në harkun kohor 09:00 – 18:00, të datës 07.03.2023”-thuhet në njoftimin e bërë.