Policia në Spanjë ka ekzekutuar autorin e dyshuar të sulmit terrorist në Barcelonë, Mousa Oukabir. Lajmin e konfirmojnë mediat botërore, që thonë se ai është vrarë gjatë aksionit të policisë.
Oukabir, 18-vjeçar, mësohet se është qëlluar me armë zjarri nga policia gjatë një aksioni. Gjithashtu, mësohet se janë vrarë edhe dy të tjerë bashkë me të, ndërsa pesë të dyshuar janë arrestuar.
18-vjeçari, fanatik i ISIS-it, dyshohet se po planifikonte sulme të tjera.
Plot 14 persona humbën jetën nga sulmi terrorist në Barcelonë, sulm për të cilin ISIS mori autorësinë.