Policia e Durrësit ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur rreth orës 14:30 në lagjen nr. 1, ku një 30-vjeçar dyshohet se është vetëdëmtuar në duar me thikë.
Sipas njoftimit zyrtar, i riu ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mjeti prerës është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, në rrugë, në lagjen nr. 1, dyshohet se është vetëdëmtuar në duar me mjet prerës (thikë) shtetasi A. B., 30 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë), me të cilin dyshohet se 30-vjeçari është vetëdëmtuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.
Lexo edhe:





