Policia e Shtetit bën thirrje për ruajtjen e qetësisë. Policia kërkon nga protestuesit ndërprerjen e veprimeve të dhunshme dhe përdorimin e kapsollave dhe për këtë i është drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi.
Thirrja e Policisë
Ju lutemi ruani qetësinë.
Ndërpritni veprimet e dhunshme. Mos hidhni kapsolla, lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të policisë
Ju bëjmë thirrje të distancoheni nga veprimet e dhunshme. Mos u përplasni me Policinë.
Veprimet e tubueseve janë në kundërshtim me ligjin. Policia do të zbatojë ligjin.
I nderuar zoti Gazmend Bardhi, si organizator i tubimit, merrni masa që personat që hedhin kapsolla lende piroteknike apo sende te forta ti ndërpresin menjëherë këto veprime.
Merrni masa qe personat qe mbajnë maska në tubim ose ti heqin ose të largohen.





