Nisur nga shqetësimet dhe rreziku permanent që shfaqin mjetet e shërbimit publik që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit gjatë transportit, kryesisht në rrugën interurbane kryesore “Tiranë-Durrës” dhe anasjellas, duke ndaluar jashtë stacioneve të miratuara për marrjen dhe zbritjen e pasagjerëve përgjatë itenerarit, Policia Rrugore e Tiranës organizoi disa pika kontrolli në lëvizje, me qëllim monitorimin e kësaj kategorie mjetesh në ato vende ku haset më së shumti ky fenomen i rrezikshëm.
Përveç masave administrative për mjetet e shërbimit publik të cilët u ndëshkuan, Policia Rrugore apelon që kategoria e këmbësorëve të stacionohen në vendet e miratuara nga autoritetet përkatëse me qëllim disiplinimin e këtij shërbimi dhe rritjen e sigurisë në rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit.
Nga kontrollet e ushtruara në funksion të këtij Plani janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 36 mjete të transportit publik gjatë orëve të monitorimit.





