17 qershor 2015 – Ka inicialet A.K, viktima e mbrëmjes së sotme në Durrës. 15-vjeçari është banor i lagjes 17. Ai po kthehej në shtëpi dhe po kalonte në lagjen 16, pranë ndërmarrjes së ujësjellësit, kur ka rënë në kontakt me një kabëll të zhveshur të korrentit.
Si pasojë e lagështirës nga përmbytjet e sotme, djali është përshkuar nga rryma elektrike, duke gjetur vdekjen në vend. Pas apelit të policisë për identifikimin e viktimës që nuk kishte asnjë dokument me vete, familjarët janë paraqitur në morg, ku kanë mësuar fatkeqësinë.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





