32 trafikantë të lëndëve narkotike u qëlluan për vdekje nga policia filipinase në Bulacan dhe Manila.
Në operacionin e së martës, i cili zgjati për 24 ore u arrestuan më shumë se 100 persona ndërsa u sekuestruan sasi të konsiderueshme droge dhe armësh.
Ky është numri më i lartë të vrarëve në një ditë të vetme, nga autoritetet në Filipine. Policia tha se trafikantet ishin të armatosur dhe bënë rezistence ndaj oficereve.
Fushata, e cila synon zhdukjen e tregtisë se drogës, ka tërhequr kritika intensive nga ndërkombëtarët për numrin e lartë të ekzekutimeve dhe vdekjeve.
Presidenti Duterte pezulloi operacionet kundër drogës në muajin janar duke premtuar se do “të pastrojë” policinë dhe të riorganizoje njësite e anti-drogës.
Në muajin mars operacionet rinisën, duke shënuar qindra viktima nga radhët e trafikantëve apo përdoruesve të drogës.