Me pankarta në duar, dhjetëra qytetarë në Korçë kanë ndezur qirinj për të përkujtuar 25-vjeçarin e vrarë nga policia Klodjan Rasha.
“Policia vret”, “Qeveri e vrasjes”, “Poshtë komunizmi”, kanë qenë thirrjet e protestuesve.
Ata kanë qëlluar godinën e Bashkisë së Korçës me mjete të forta dhe ka ndërhyrë policia.
Më tej kanë djegur dhe pemë dekorative si dhe kanë qëlluar me gurë edhe policinë e cila ka ndërhyrë për t’i larguar.





