Mbrëmjen e së shtunës u raportua se në Vaun e Dejës, një atentat la të plagosur një 23 vjeçar, shtetasin Fran Ndrecaj.
Policia ka sqaruar ngjarjen në fjalë duke dhënë detajet. Ngjarja ka ndodhur në një lokal rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të shtunës në Vaun e Dejës.
Një konflikt me motive të dobëta është bërë shkak që 23 vjeçari të qëllohet me armë në këmbë nga vetë shoku i tij, 26 vjeçari Mark Nikolli.
“Grupi hetimor në kohë rekord ka kryer veprimet në vendngjarje, ku ka sekuestruar prova materiale të vlefshme që do shërbejnë për dokumentimin e plotë të autorësisë së kësaj ngjarjeje. Nga deklarimet e marra në vendngjarje si dhe nga pamjet filmike të sekuestruara nga Policia, rezulton se të dy këta shtetas janë shokë dhe kanë qënë të ulur në të njëjtën tavolinë në lokal “- sqaron Policia në njoftimin e saj.
Policia më poshtë shton se Fran Ndrecaj është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që miku i tij Mark Nikolli ende nuk është arrestuar.
“Janë ngritur pika kontrolli në gjithë zonën dhe po punohet për kapjen e autorit të kësaj ngjarje. Theksojmë se autori i kësaj ngjarje është me precedent penal, i dënuar më parë për "Armbajtje pa leje".”- sqaron policia.





