Polica e Elbasanit ka zbardhur ngjarjen e mbrëmshme të ndodhur në një lokal në qytetin e Elbasanit ku 3 persona janë përplasur me personelin e lokalit.

Deri tani 2 persona janë arrestuar ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Mësohet se sherri që ka degjeneruar deri përplasje me shishe ka ndodhur pasi të rinjtë kanë qenë nën efektin e pijeve alkoolike.

Dy të rinjtë e identifikuar me inicialet Xh.T dhe A.M të dy 24 vjeç, janë arrestuar. L.Q sëbashku me një shtetas tjetër J.Ç i cili ka qenë në momentin e sherrit në lokal janë larguar nga vendngjarja, të dy këta shtetas janë shpallur në kërkim.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasit Xh.T., A.M., dhe L.Q., nën efektin e pijeve alkoolike, për motive të dobëta janë konfliktuar  me personelin e shërbimit të këtij lokali  si dhe kanë dëmtuar tavolinat dhe banakun e lokalit, ku për pasojë është dëmtuar lehtë gjatë thyerjes së sendeve dhe orendive   njëri prej klientëve  që nisi konfliktin , shtetasi A.M” informon policia e Elbasanit

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në banesën e një prej të arrestuarve janë gjetur  

J.Ç nuk ka qenë i përfshirë në sherrin e ndodhur, por gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur 16 doza lëndë narkotike.

Një dozë lëndë narkotike është gjetur edhe në banesën e shtetasit A.M.

Ndaj shtetasit Xh.T rëndojnë akuzat për veprat penale ” Shkatërrim  i pronës private”, dhe “Prishja e qetësisë publike “.

Ndërsa për A.M., rëndojnë akuzat për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Shkatërrim i pronës private” dhe “Prishja e qetësisë publike”.