Është zbardhur ngjarja e ndodhur sot rreth orës 18:17 në Laprakë ku mbeti e vrarë me armë zjarri 17-vjeçarja dhe u plagos 23-vjeçari.
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin, ku për arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.
Autori dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasve Briselda Gjikolaj dhe Erjon Bengo, të cilët ndodheshin së bashku në një mjet në zonën e Laprakës.
Si pasojë e të shtënave shtetasia Gjikolaj ndërroi jetë në spital, ndërsa shtetasi Bengo ndodhet nën kujdesin e mjekëve, njofton policia.
Vijon puna intensive për kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.





